Dy vite pa parë dhe pa takuar djalin e tyre, prindërit e Hashim Thaçit vizitojnë ish-presidentin në Hagë

Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë udhëtuar drejt Hagës për t’u takuar me djalin e tyre, që se kanë parë për më shumë se një vit, raporton Express.

Takimin e parë me të tashmë e kanë përfunduar, i cili ka zgjatur prej orës 09:00 deri në orën 12:00.

Ata kanë edhe tri orë të tjera për t’u çmallur me djalin e tyre. Vizita e tyre duhet të përfundojë në orën 16:00.

Ndryshe, takimi i tyre i fundit me Thaçin ka qenë më 5 nëntor të vitit 2020, kur ish-presidenti ishte nisur në Hagë, ku po mbahet në paraburgim që prej atëherë.