Shpërthim në një lokal në Mitrovicë

Një shpërthim ka ndodhur në një lokal në Mitrovicë të Jugut.

Dyshohet se në ambientet e biznesit, që ndodhet në qendër të qytetit ka shpërthyer një granatë dore rreth orës 03:20.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar. Nuk është përcaktuar ende se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

 


Shtuar 9.06.2023 10:37