Makina përplas për vdekje 3 vjeçarin në Berat
foto ilustruese
Një 3 vjeçar ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të ditës së sotme në Berat pasi u përplas nga një makinë.

I mituri nuk ka patur asnjë shans edhe pse është nisur për në spital.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, megjithatë policia ndodhet në vend dhe po kryen procedurat për të gjetur shkaqet e tragjedisë.

Policia bën të ditur se u ndalua drejtuesi i makinës, shtetasi A.H 48 vjeç banues në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore.

“Pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni për të Mitur, për veprime të mëtejshme./albeu.com/
Shtuar më 09/05/2019, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori