Një makinë ka përplasur një
këmbësor pasditen e sotme në Vlorë.
Burimet bëjnë me dije se makina në fjalë ka përplasur një polic me inicialet M.S.. i cili është në gjendje të rëndë, ndërkohë shoferi është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
"Më datë 21.01.2021, rreth orës 18:00, në lagjen Kushtrim, Vlorë, një mjet i markës benz, me
drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje shtetasin M. S, i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndetësore", njofton policia.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shtuar më 21/01/2021,
ora 19:04