Një aksident ka ndodhur pak më parë në lagjen "Uji i Ftohtë" në Vlorë.
Një mjet tip "Opel" me
drejtues një person me iniciale Y.L. u përplas me një motor me
drejtues shtetasin A.M.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar
shtetasi A. M., i cili është transportuar në spitalin e
Vlorës, për ndihmë mjekësore.
"Rreth orës 14:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, mjeti tip “Opel” me
drejtues shtetasin Y. L. është përplasur me një mjet motor me
drejtues shtetasin A. M. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar
shtetasi A. M., i cili është transportuar në spitalin e
Vlorës, për ndihmë mjekësore" - njofton policia.
Shtetasi Y. L. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shtuar më 27/01/2021,
ora 15:43