Makina përplas keq 25-vjeçaren në Durrës
Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në lagjen Nr. 4 në qytetin e Durrësit, në afërsi të Stacionit të Trenit.

28- vjeçari me inicialet A.Xh, banues në Durrës, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen këmbësore rreth 25 vjeçe ende e paidentifikuar.

E reja është dërguar menjëherë në spitalin e qyteti për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Shtuar më 08/03/2019, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori