Aksident në aksin Laç-Mamurras, humb jetën 72-vjeçari
Një tjetër aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një 72-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në superstradën Laç-Mamurras.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Sanxhakut, ku shtetasi me inicialet A. K, i cili duke drejtuar mjetin e tij me targa AA 573 KD, ka përplasur shtetasin Hysen Mitku, 72 vjeç, banues në Sanxhak, i cili humbi jetën.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por policia ka mundur ta arrestojë dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2016, ora 08:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori