Makina përplas dy të moshuar në Korçë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë ku një çift të moshuarish janë përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës në lagjen numër 2, ku mjeti tip "volkswagen" që drejtohej nga shtetasi S. Naçi ka përplasur dy këmbësorët.

Të aksidentuarit janë V.Z 81 vjeç dhe L.T 79 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit. Ndërsa është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /albeu.com/


Shtuar më 05/06/2016, ora 08:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori