Makina përplas biçikletën, 50-vjeçari në rrezik për jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë-Zvërnec pranë kryqëzimit të Triportit.

Mësohet se një burrë gjendet në gjëndje të rëndë pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas policisë, 18-vjeçari me inicialet R. O., udhëtonte me një makinë Volksëagen Golf me targë AA 694 MX, kur përplasi burrin rreth të 50 -ave, ende i paidentifikuar, i cili udhëtonte me biçikletë.

Për pasojë, ai ka mbetur i lënduar rëndë dhe ndodhet në spitalin e Vlorës.

Autoritetet kanë shoqëruar adoleshentin për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme procedurale. /albeu.com/


Shtuar më 04/07/2017, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori