Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, policia kap me “presh në dorë” stjuardesat me klientët e pasur

Policia ka shkatërruar një rrjeti prostitucioni në Vietnam. “Koka” e këtij rrjeti ishte një ish-stjuardes e linjës Vietnam Airlines. Vetëm 26-vjeç, Vo Thi My Han kishte punësuar koleget e saj stjuardesa dhe u dërgonte klientëve foto të vajzave me uniforma për të zgjedhur njërën prej tyre.

Policët bastisën një hotel luksoz në Ho Chi Minh City të mërkurën në mbrëmje, ku dyshohet se gjetën tre stjuardesa aktive në shtrat me burra të ndryshëm.

Ndërkohë që në pranga ka rënë edhe një e re që punonte si modele, e cila gjithashtu u kap me një klient. Çmimet varionin nga 1000-2000 £ nata.

Vo Thi My Hanh aktualisht po mbahet në paraburgim me akuzën për prostitucion dhe ndërmjetësim të shërbimeve seksuale. Policia bën me dije se e reja kishte në dispozicion 30 vajza.

Vo Thi My Hanh kishte një tarifë të saj fikse për çdo ndërmjetësim që bënte, që shkonte në 231 dhe në vetëm pak muaj kishte arritur që të mblidhte 33,000 £ për veten e saj.

Në Vietnam, prostitucioni është i paligjshëm dhe konsiderohet një krim i rëndë.