Makina përfundon në kanal me rrota përpjetë (VIDEO)
Një aksident është regjistruar sot në Durrës, ku një makinë ka përfunduar në kanal.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në zonën e Kënetës.

Ka qenë një qytetar ai që ka njoftuar për ngjarjen, ndërsa bën me dije se drejtues i mjetit ishte një i ri.

‘Shpëtoi mrekullisht’ shprehet dëshmitari në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, burime nga policia bënë me dije se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Për më tepër shihni videon teksa shihet që mjeti qëndron në kanal me rrotat në ajër./BW/
Shtuar më 02/12/2018, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori