Makina përfshihet nga flakët në autostradë, shpëton mrekullisht 22 vjeçari
Një makinë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Elbasan-Peqin.

Burimet bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar, ku dhe shoferi 20-vjecar ka shpëtuar pa dëmtime.

Paraprakisht shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një defekt në motor, çka ka bërë që mjeti të përfshihet nga flakët.

Sikurse shihet edhe në videon e siguruar nga “Panorama” shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ky aks ka qëndruar për gati 30 minuta i bllokuar duke sjellë edhe rëndimin e trafikut.
Shtuar më 24/11/2020, ora 18:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori