Makina merr flakë pranë shkollës “Vasil Shanto”, tmerrohen kalimtarët
Një makinë është përfshirë nga flakët teksa ishte duke ecur në kryeqytet.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në bulevardin “Bajram Curri”, pranë kryqëzimit të shkollës “Vasil Shanto”.

Mjeti i përfshirë nga flakët është një ‘Audi A8’, ndërsa drejtuesi ka hapur krahun dhe ka dalë me shpejtësi sapo ka konstatuar zjarrin.

Si pasojë e ngjarjes nuk ka të lënduar, ndërsa makina është dëmtuar ndjeshëm. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, shkruan Balkanweb.

Shërbimi zjarrfikës dhe forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet. /albeu.com/

Shtuar më 18/07/2017, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori