“Babi yt po më vret”, kush është shqiptarja që u godit për vdekje me thikë nga burri në Itali

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me krimin e rëndë brenda një familje shqiptare në Itali.

Sipas mediave italiane, një shqiptare, është gjetur e vrarë me thikë në zonën e Ternit.

Vdekja, ndodhi në kulmin e një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj gjatë së cilës gruaja është goditur disa herë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Zenepe Uruçi i kishte kërkuar ndihmë djalit të saj, duke i nisur një mesazh zanor në Whatsapp: “Babai yt po më vret”.

62-vjeçari ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Borgo Rivo, në provincën e Ternit.

I pari që nxitoi në vendin e masakrës ishte djali i çiftit, i cili dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon e për pasojë shkoi direkt të shikonte se çfarë po ndodhte.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe kanë vënë në pranga burrin e viktimës,  Xhafer Uruçin. Nga të dhënat paraprake, dyshohte se gjithçka ka ndodhur për çështje xhelozie./albeu.com/.