Makina fluturon nga rruga, plagosen dy të rinj dhe një i mitur
Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Lushnjë-Rogozhinë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Mësohet se htetasja E. D., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët që ndodheshin në mjet, shtetasi E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shtuar më 25/10/2020, ora 15:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori