Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
Makina e vjedhur e Bekham, në Shqipëri
Albeu.com
Trafikantë të makinave kanë tentuar të fusin në Shqipëri fuoristradën luksoze të David Bekham. Policia maqedonase ka bllokuar në kufirin shqiptar makinën në fjalë.

Sipas mediave të huaja dhe disa televizioneve maqedonase, makina luksoze, e cila i përkiste futbollistit të njohur, ish- kapitenit anglez, David Bekham është ndaluar dje në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, së bashku me disa mjete të tjera të vjedhura. Dje, të gjitha mediat lokale në Maqedoni, por edhe në Bullgari kanë njoftuar se mjeti luksoz BMË X5, i vjedhur në Madrid para rreth një viti u bllokua nga policia maqedonase. Të dhënat e mediave tregojnë se mjeti luksoz është vjedhur në Madrid në fund të vitit 2005. Po kështu, punonjës të policisë lokale janë shprehur se nëse Bekham nuk do të pretendote të kishte sërish makinën e tij, ky mjet do të kalonte në ankand për shitje. “Ne dyshojmë se është makina e Bekham”- tha dje një burim policor për mediat maqedonase. I njëjti burim ka shtuar se BMË X5 e David Bekham ishte në listat e Interpolit. Ndërsa televizioni lokal, “Channel 5” bën të ditur se mjeti luksoz ishte mes pesë makinave të tjera luksoze, të bllokuara nga policia maqedonase. Të gjitha këto mjete janë bllokuar në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, në territorin maqedonas. Ky rast nuk është i pari, ku makina e një personi të njohur tentohet të futet kontrabandë në vendin tonë. Para disa vitesh, mediat italiane kanë bërë të ditur se Ferrari i ish- milanistit Franko Barezi gjendej në Shqipëri. Mësohet se vetëm pak muaj më parë, një listë e gjatë makinash të vjedhura nëpër vende të ndryshme të Evropës perëndimore i ka kaluar policisë së Tiranës nga Interpoli. Megjithë operacionet e kryera hera-herës, vetëm një pjesë e vogël e këtyre makinave të vjedhura jashtë shtetit e të futura kontrabandë në vendin tonë janë bllokuar. Shekulli

Shtuar më 24/11/2006, ora 15:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori