“Sikur shkove në Mars”, Alketa i kthehet komentuesit pas ofendimeve për Sanremon (FOTO LAJM)

Alketa Vejsiu është padyshim një ndër moderatoret më të komentuara në Shqipëri, suksesi i të cilës tashmë ka thyer kufinjtë e vendit tonë.

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja shqiptare ishte e ftuar në emisionin italian “Porta a Porta”, së bashku me Amadeusin, me të cilin postoi një video nga paskuintat.

Në këtë video Alketa vendosi t’i përgjigjet edhe komenteve të shumta nga fansat që e përgëzojnë për arritjen.

Mes komenteve, Alketa i është përgjigjur edhe një komentuesi që i shkruan: “He se na cave trapin me gjith sanremo se e bone legjend sikur ke shku ne MARS”

“E mo mire mbaje veten. Shiko beji ndonjerit tatoo SANREMOOO! Do te duket nje veper e bukur e do e duash dhe ti kete pjesmarrje”, ia kthen Alketa.


Shtuar 12.02.2020 17:13