Aksident në aksin Thumanë-Fushë Krujë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur sot në Thumanë-Fushë Krujë. Një mjet është përplasur me trafikndarësen dhe për pasojë është lënduar shoferi, i cili është shetas i Kosovës.

I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 3.08.2021 18:48