Makina del nga rruga dhe përfundon pranë lokalit, plagoset 28 vjeçari
Një 28 vjeçar ndodhet në gjëndje të rëndë, pasi mjeti që drejtonte ka dalë nga rruga, duke përfunduar pranë nje lokali në Sarandë.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Sarandës, ndërsa mjeti i aksidentuar është tip "Nissan", me targë AA 3337 IF.

Portali Albeu bën me dije se plagë të rënda ka marrë shtetasi Arbër Xhelo, 28 vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2015, ora 16:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori