Plas në “PërPuthen”/ Anxhela i tha se s’ka më pëlqim, Arbri i publikon foton duke u puthur në buzë (VIDEO)

Një thyerje e rregullave ka ndodhur së fundmi në “Për’Puthen”. Një foto e Anxhelës dhe e Arbrit duke u puthur në buzë është parë nga sytë e miliona shikuesve.

Fotoja u bë publike nga Arbri, pasi ky i fundit u refuzua nga Anxhela. Arbri u mërzit dhe menjëherë ‘rrëmbeu’ telefonin. Ai në fillim i tregoi Orit foton e më pas opinionistëve e në fund teleshikuesve.

Por ja një pjesë nga debati i tyre:

Arbri: Kjo tregon zero interes? Ka ndodhur me 20 shtator. Historia ime këtu është e vërtetë, unë jam real. Kisha ndjenja të vërteta për Anxhelës.

Anxhela: Atëherë kisha pëlqimin e madh për ty.

Arbri: Ka ndodhur edhe para një jave.

Anxhela: Për çfarë e ndore? Ta dish se çfarë mendimi kam unë për ty tani nuk do kishe fytyrë të më dilje para. S’ke edukatë fare, më vjen keq për familjen tënde.

Arbri: Ti s’më tregon mua edukatën.

Dyshja u përplasën ashpër me njëri-tjetrin ku Arbri u ndje keq pasi Anxhela papritmas tha se nuk ka më interes. Ndërkohe, fotoja e dyshes është shkrepur më 20 shtator.

Kujtojmë që herë pas here konkurrentët kanë thyer rregullat e programit, ku kujtojmë se ka patur shumë raste dhe në edicionet e kaluara.


Shtuar 28.10.2022 09:29