Makina del nga rruga, aksident i rëndë në dalje të Kukësit
Mëngjesin e sotme ka ndodhur një aksident në dalje të qytetit të Kukësit.

Një mjet tip "Minicooper" me targa AA 050 JV ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë në një tokë bujqësore aty pranë.

Nga aksidenti është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë për në spitalin e Kukësit.

Drejtuesi i mjetit ka qenë shtetasi me inicialet M. SH., rreth 31 vjeç dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Policia po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /albeu.com/

Shtuar më 12/06/2018, ora 08:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori