Një makinë ka dalë mëngjesin e sotëm nga rruga duke përfunduar në rrjedhën e lumit
Shkumbin. Pas disa orë kërkimesh, policia ka bërë të mundur identifikimin e makinës e cila ndodhej rreth 4 km nga
vendi ku ishin parë gjurmët e
mjetit në
kthesat e
Murrashit.
Sipas informacioneve, 2 prej personave të cilët ndodheshin brenda automjetit kanë mundur të dalin nga automjeti ndërsa dy të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2013,
ora 11:53