Makina bie në lumë, humb jetën shoferi
Pëlqej
Një person ka humbur jetën sot për shkak të një aksidenti të ndodhur në rrethin e Pukës. Burimet nga policia lokale sqaruan se gjithçka ndodhi në aksin Fushë Arrëz-Gjegjan ku makina doli nga rruga dhe ra në ujrat e lumit Fan.

22-vjeçari Durim Nikolli i cili ndodhej në automjet ka humbur jetën si pasojë e këtij devijimi fatkeq. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë konstatimet e para ndërsa polumbarët kanë nisur punën për kërkimin e trupit të shoferit që për momentin konsiderohet i zhdukur.
Shtuar më 25/11/2010, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori