Makina bie në liqen, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur
Natën e lënë pas, një makinë ka rënë në liqenin e Komanit, duke sjellë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri. Babë e bir po udhëtonin me një mjet, ndërsa raportohet se ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Komanit.

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Koman -Vau Dejës. Tek miniera e Komanit, mjeti veturë tip Volsvagen ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Komanit, ku për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Z. A., 68 vjeç, banues në lagjen Kiras, Shkodër, si dhe ka marrë dëmtime djali i tij, A. A., drejtuesi i mjetit.

Nga ana e policisë vijon puna për nxjerrjen e viktimës dhe mjetit nga uji. Aktualisht vijojnë hetimet, me synim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2015, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori