Pasditen e sotme ka ndodhur një
aksident në
Levan.
Burimet bëjnë me dije se një automjet ka rënë në një
kanal anësor dhe për pasojë janë lënduar dy persona.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca dhe forcat zjarrfikëse që po punojnë për të transportuar drejt spitalit të lënduarit.
Shkak për
aksidentin e rëndë mendohet të jetë humbja e kontrollit të mjetit nga kthesa e fortë dhe errësira në rrugë.
Shtuar më 14/11/2020,
ora 18:06