Makina bie në greminë, plagosen tre persona në Tepelenë
Pëlqej
Një aksident rrugor me pasoje plagosjen e tre personave ndodhi pasditen e sotme në fshatin Sinanaj të Tepelenës. Sipas policisë një fuoristradë tip 'Mitsubishi' ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 30 metra në greminë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit Fredi Llanaj, si dhe Zerdelli Llanaj, 30 vjeç, pasagjer në mjet kanë marrë plagë të rënda ndërsa 57 vjeçari Flamur Harizi ka marrë plagë të lehta dhe është transportuar drejt spitalit të Tepelenës nga banorët. /albeu.com/

Shtuar më 22/08/2014, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori