Makina bëhet "copë copë" nga trungjet, shoferi shpëton mrekullisht
Një burrë në shtetin e Xheorxhias, SHBA, ka shpëtuar mrekullisht i gjallë, pasi makina e tij u përplas me një kamion me drurë dhe trungjet u futën në mjet duke e përshkuar të gjithë.


Fotot dramatike u shpërndanë në rrjetet sociale nga vetë Zyra e Zjarrfikësve të Kontesë Utifild. Shefi i zjarrfikësve, Edward O’Brien, tha për CNN se shoferi kishte pësuar vetëm dëmtime të vogla.


Megjithatë, zjarrfikësit duhet të sharronin rreth 40 trungje e më pas të çanin makinën për të shpëtuar shoferin. Pas gjithë punës së lodhshme me prerjen e drurëve, u desh vetëm 15 min për ta nxjerrë nga makina, tha O’Brien.


Ai shpjegoi se shoferi kishte mbijetuar vetëm për shkak se ndenjësja ishte tej mase e shtrirë dhe koka e tij kishte përfunduar në hapësirën boshe të krijuar mes trungjeve. “Dukej sikur vendi ishte krijuar posaçërisht për kokën e tij”, tha O’Brien.a
Shtuar më 26/10/2019, ora 19:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori