Makina aksidenton me vdekje policin
Pëlqej
Një oficer i policisë rrugore është aksidentuar sot pasi u godit nga një automjet në autostradën Tiranë-Durrës. Burime nga vendi i ngjarjes, thonë se aksidenti ka qenë i rëndë dhe me pasoja për efektivin e policisë. Ai mesohet se ka gjetur vdekjen pak minuta pasi ka mberritur ne spital si pasoje e plageve te marra.
Sipas informacioneve të fundit, aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:40, ne zonen e Kasharit.

Automjeti i markes BMW, ka qenë duke lëvizur në rrugë ndërkohë që ka goditur policin i cili po kryente shërbimin. Policia bën me dije se autori i aksidentit është shtetasi Agim Hajdini, 25 vjeç, ndërsa oficeri i policisë që është plagosur në ngjarje dhe me pas ka gjetur vdekjen, është Pajtim Sulstafa.

Ky i fundit ka mbërritur në spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë për jetën dhe nuk ka mundur të mbijetojë.
Shtuar më 10/11/2010, ora 20:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori