Makina aksidenton 67-vjeçarin tek “Ura e Bulgarecit” në Korçë
Një 67-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi u godit nga një automjet.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Korçë në vendin e quajtur “Ura e Bulgarecit

Policia sqaron se “shtetasi E.Ç, rreth 33 vjeç, banues në Veliternë duke drejtuar mjetin “Ford Fokus” me targa BP 377 EG, ka aksidentuar shtetasin M.K, rreth 67 vjeç, banues në Shamoll.”

I plagosuri u dërgua në Spital për ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit. /albeu.com/


Shtuar më 09/08/2017, ora 22:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori