MAKABRE/ Maskat grabisin banesën e të moshuarve, gruas i çajnë kokën me pistoletë
Pëlqej
Një grabitje me dhunë ka ndodhur në Belsh.

Ngjarja ka ndodhur në orën 22:00 ku disa persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e 70-vjeçares Naferit Tafani.

Policia bën me dije se ajo është dhunuar me qytën e pistoletës dhe më pas i kanë vjedhur rreth 2 milion lekë të vjetra.

E moshuara është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi.

70-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e hajdutëve që masakruan të moshuarën. /albeu.com/

Shtuar më 22/08/2017, ora 09:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori