MAKABRE/ Çfarë ndodhi mes "mostrës" dhe 10 vjeçarit në Peshkopi
Prindërit e Shpëtim Zizës kanë rikthyer në vëmëndje ngjarjen e rëndë të ndodhur më 2007 ku djali i tyre akuzohet se ka përdhunuar dhe mbytur me lidhëse këpuce një djalë vetëm 10 vjeç.


Por kush është Shpëtim Ziza dhe si rrodhën ngjarjet e asaj kohe.

Ngjarja

Vogëlushi Besim Çenga u zhduk pa gjurmë më 23 tetor të 2007-ën, ndërsa trupi pa jetë i 10-vjeçarit u gjet në një përrua afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, 7 km larg Peshkopisë pas 5 ditësh. Ai ishte fëmija i madh i Ylli Cenga, banor i lagjes ‘Kamen’ të qytetit të Peshkopisë.

Sipas vendimit të gjykatës, Shpëtim Ziza kishte mashtruar 10-vjeçarin duke e ftuar të shkonte me të për të luajtur, ndërsa prej 5 ditësh fëmija nuk ishte thyer në shtëpi. Ngjarja ishte makabre për të dy familjet.

Vrasja e djalit të dytë

Para tre vitesh nënës së Shpëtim Zizës i vrasin djalin e dyte Saimir Zizës, ku 21-vjeçari u qëllua me armë zjarri të premten e 21 qershorit 2014 në Tiranë dhe humbi jetën më pas në Spitalin Ushtarak.

Familjarët e viktimës thanë se 21-vjeçari është vrarë për hasmëri nga pjesëtarë të fisit Çenga. Deri më sot ende nuk janë gjetur autoret. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori