Bes Kallaku “kurorëzon” Mbretëreshën e re, shkrin së qeshuri rrjetin me foton (FOTO LAJM)

Mbretëresha britanike ka vdekur më 8 shtator në moshën 96-vjeçare. Mbretëresha Elizabeth II ka mbajtur fronin në Mbretëri të Bashkuar për 70 vjet, duke u bërë monarkja më jetëgjatë në këtë shtet.

Vdekja e Mbretëreshës Elizabet duket se ka tronditur edhe qytetetaret shqiptar, e sidomos ata të Hasit, i cili një pjesë të rinisë e ka në emigrim pikërisht në Britaninë e Madhe. Bashkia Has i shprehu ngushëllimet e sinqerta familjes mbretërore për humbjen e madhe, ndërkohë që më herët ata kishin planifikuar vendosjen e një statuje të Mbreëreshës në qytet.

Por një reagim nuk ka munguar as nga Bes Kallaku i cili në fronin mbretërorë të Britanisë së Madhe ka vendosur pikërisht gjyshen e tij, Ijen.

“Ka ende një Mbretëreshë”, shkruan ai krah fotos që ka shkrirse se qeshuri rrjetin./albeu.com/

View this post on Instagram

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)