Majlindës i dalin të palarat, si po ndërhyn Rama për postin e rëndësishëm

Pëlqej
Majlinda Bregu së shpejti do të marrë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Dhe që ish-ministrja e Berishës t'a marrë këtë post, po luan fort edhe vetë qeveria Rama.

Pavarësisht se vetë Bregu reagoi dhe deklaroi se kandidatura e saj nuk ka lidhje me kryeministrin Edi Rama, në galerinë e bashkëngjitur lajmit mund të shikoni që nuk ka thënë të vërtetën.

Kjo për shkak se se Shqipëria më në krye kryeministrin Edi Rama ka kërkuar në mënyrë zyrtare, mbështetjen e Republikës Çeke në favor të Bregut, për këtë pozicion shumë të rëndësishëm.

"Shqipëria do t'a vlerësonte shumë mbështetjen e çmuar të Republikës Çeke në favor të kandidaturës së Znj. Majlinda Bregu për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit rajonal, për periudhën prej 1 janarit 2019 deri më 31 dhjetor 2021, duke kontribuar gjithashtu në bilancin rajonal të përfaqësimit të vendeve anëtare"- shkruhet në letrën zyrtare të qeverisë Rama.

Reagimi i Bregut pak ditë më parë

Po lexoj nje lajm qe paska marre dhene per aplikimin tim per pozicionin e Sekretarit te Pergjithshem, te Keshillit te Bashkepunimit Rajonal .

E para: PO! Kam aplikuar me emrin tim per kete pozicion. I cili eshte i pari i ketij niveli qe nese do ta fitoj, i jepet nje shqiptari.

E dyta! Nuk eshte pozicion qe varet nga qeveria shqiptare dhe per rrjedhoje nuk mund te ofrohet nga qeveria shqiptare. Nota duhet te percillet zyrtarisht nga Ministria e Jashtme sic ndodh me cdo kanditat nga vendet e tjera qe kane aplikuar.

Zgjedhja e Sekretarit te Pergjithshem eshte nje proces i gjate perzgjedhje, votimesh ne disa nivele nga te gjitha vendet e Evropes Juglindore dhe ku Komisioni Europian eshte partneri i tij kryesor. Sigurisht qe nuk i kushton asnje lek taksapaguesve shqiptare.

E fundit! Nese do ta fitoj kete pozicion, do te jete nje nder per mua, Shqiperine dhe Shqiptaret kudo ne rajon. /albeu.com/


Shtuar më 25/02/2018, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori