Majlinda Bregu shfaqet në krah të Ramës dhe Vuçiçit, takohet përzemërsisht nga Blendi Klosi
Majlinda Bregu është shfaqur sot në krah të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic si edhe kryeministrave Zaev dhe Rama.

Bregu shoqëronte liderët rajonale gjatë një vizite në zonat e dëmtuara nga tërmeti në Golem të Durrësit.

Bregu është drejtuesja aktuale e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, një institucion i Bashkimit Europian për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Në fund të vizitës në këto zona, Bregu u takua përzemërsisht edhe nga ministri Blendi Klosi duke treguar kështu se i kanë tejkaluar rivalitetet politike.

Duhet theksuar se Bregu u mbështet nga qeveria aktuale për të marrë drejtimin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. /albeu.com
Shtuar më 21/12/2019, ora 09:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori