Majlinda Bregu: Nuk do të jem pjesë e makinacioneve MetaX
Deputetja a Partisë Demokratike Majlinda Bregu me anë të një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka sqaruar pozicionin e saj në lidhje me lajmet që e shihnin atë si pjesë të një kabineti qeveritar konsesual.

“Dy fjale atyre qe lexojne portalet mediatike ku perflitem si pjese e nje skenari "shpetimi"te qeverise Rama1 permes nje qeverie Rama2 , (perballe kercenimit te supozuar nga nje manover MetaX ne bashkepunim te supozuar nuk e di se me ke, ne partine ku une bej pjese!)...

Nuk e di a eshte nje fantazi vere per arsye te vapes dhe thatesires se lajmeve, apo eshte nje diversion i sponsorizuar nga njeri prej dy partnereve te ciftit te palumtur, pra Rama ose Meta. Ajo qe di une, eshte qe s'jam marre asnje minute me hallet e ciftit dhe te partive respektive. Nuk kam patur asnje dite piken e deshires per te qare hallet e palumturise se lidhjes se tyre.

Nga ana tjeter kam qene e qarte ne cdo deklarim qysh prej "kurorezimit " te lidhjes se ciftit Rama-Meta, qe jane per njeri tjetrin, sic thote populli ne raste martesash jo fatlume: dy gjarperinj ne nje jastek!”- shkruan Bregu.

“Me kane dale dhe tepruar hallet partise time qe duhet te binde njerezit se nuk jane krejt pa shprese.

Ndarja mes Konfliktualit dhe Konsensualit nuk mund te jete per asnje moment shpresa e PD per t' u rikthyer ne qeveri. Rikthimi i PD ne pushtet me alternative qeverisjeje serioze, eshte i vetmi hall qe me shqetëson” – thotë ish-ministrja e integrimit

Ajo gjithashtu thotë se nuk do të jetë pjesë e asnjë makinacioni politik.

“Sidoqofte, per sa me takon eshte e sigurte se:
Nese do kete nje qeveri Rama2, une NUK do te jem pjese e saj dhe nese do kete nje makinacion MetaX une NUK do te behem pjese e tij!

Keshtu qe kush ka fantazuar rreth meje ne vorbullen e halleve te çiftit te palumtur, le te kerkoje gjetke lajme verore.
Ndersa ne qofte diversion, keqardhje per autoret dhe shperndaresit e “informacionit”-e mbyll Bregu./albeu.com/
Shtuar më 01/08/2016, ora 20:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori