Majlinda Bregu thumbon keq Bashën: Turp, PD si loja ngriva-shkriva
Majlinda Bregu ka reaguar sërish në lidhje me situatën kritike në PD.

Me anë të një statusi në Facebook, Bregu hedh akuza të rënda në drejtim të kreut të PD-së Lulzim Basha duke iu drejtuar se po sillet si një kalama që luan griva-shkriva.

Ndërkohë Bregu shpreh keqardhjen që sipas saj PD ka arritur në këtë gjendje të vajtueshme.

Statusi në Facebook

Reagimi i mbrëmshëm pas mbledhjes: "Fol me murin!"
Erdha për të thënë edhe njëherë atë që që e kam thënë edhe më parë: Po gabojmë edhe më shumë se para zgjedhjeve!

Nuk flasim, nuk reflektojmë, nuk mendojmë, nuk diskutojmë për këtë zallamahi ku jemi sot; nuk vendosim për të ardhmen e PD-së, por vazhdojmë me lojë luftash ne oborrin e lagjes, njëri kundër disave, disa kundër disa të tjerëve dhe te gjithë bashkë kundër interesit te PD!

PD nuk mund te trajtohet si plaçkë për t'u ndarë e ku gjithkush mund të kërrejë ndonjë copë. Sepse ka lindur e ekzistuar si qëllim dhe mision për të bashkuar sa më shumë njerëz, është shtëpia e gjithë demokratëve që kanë aset investimin e tyre ndër vite në të.

Ka qënë një tjetër lojë në oborrin e lagjes kur ishim kalamaj: Ngriva-Shkriva! Kjo lojë po përsëritet sot në PD, ku nuk po gjendet as vizion dhe as vullnet, për ta parë përgjegjësinë tek vetja, për të kthyer PD-në nga një parti që justifikon cdo humbje duke e hedhur fajin jashtë oborrit, në një parti që duhet ta kërkojë e ta gjejë fitoren duke u dhënë fund lojrave kapriçoze, hileqare dhe fëminore në oborr.

Nuk kam asnjë shpresë se do të shmangim humbjen e radhës pas dy vjetësh dhe ndjehem shumë e keqardhur për njerëzit e mirë jashtë këtij oborri, që vazhdojnë të shpresojnë tek PD! Une kam qënë dhe mbetem demokrate, por s'kam qënë dhe s’mud të bëj sikur nuk shoh, nuk dëgjoj dhe nuk kuptoj.

Ndjesë cdo demokrati të thjeshtë që nuk mund të bëj dot më shumë dhe keqardhje për cdokënd që e mendon luftën për ringritjen e PD-së si një rast për të ulur tjetrin!

Kjo PD sic është sot është e vajtueshme, por kështu, e nesërmja do të jetë edhe më e vajtueshme për PD-në! /albeu.com/

Shtuar më 04/07/2017, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori