Majko uron Bashën për ditëlindje
Deputeti i Partisë Socialiste është ndalur sot në Berat te gara e Fressh Voice, ku do të zgjidhen liderët e rinj. Gjatë pranisë së tij në këtë takim Majko ka pohuar se ardhja e tyre në Berat është për të marrë zemër. Ndër të tjera ligjvënësi i majtë nuk harroi pa uruar për ditëlindjen e tij të 42-të kreun e opozitës, Lulzim Bashën.

"I uroj ditëlindjen Bashës. Imagjinoi sikur të ndodhte në Partinë demokratike kjo, që të uronin ditëlindjen e Ramës.", tha plotë batutë Majko. Ndër të tjera ai theksoi se Berati është zemra e fshehtë e socialistëve.

"Falenderoj të gjithë socialistët të rinj, por dhe ata të vjetrit që si kemi këtu në Berat. Pasi Berati ngelet një nga zemrat e fshehta që ka pulsuar. Ne kemi ardhur në Berat për të marrë zemër. Ripërsëris faktin se jemi në Berat në ditëlindje e 25-të.", pohoi Majko. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2016, ora 12:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori