Majko “tradhëton” Ramën: Po, krimi ka pushtuar vendin
Pëlqej
Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ndryshe nga kryeministri Edi Rama ka folur pa doreza sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij në foltore, Majko ka thënë se është koha që gjërat të thuhen ashtu si janë.

“Po, në Shqipëri është krijuar jë shtresë njerëzit që shesin votën.

Më ka ndodhur edhe mua më kanë thënë të pish kafe me filanin nuk kam pranuar, kur kanë dalë votat kam parë gropën e kam pyetur c’është kjo gropë, është ajo kafja shef më kanë thënë”- tha Majko.

Fjala e Majkos në Kuvend

Po, në Shqipëri është krijuar jë shtresë njerëzit që shesin votën. Por duhet ndarë kjo punë, keni marrë 200 mijë vota më pak për ndonjë arsye tjetër, apo se krimi, mafia, droga, paratë e kanabisit kanë ndikuar në këto 200 mijë vota.

O jeni viktimë o ka ndodhur diçka tjetër. Cfarë ka ndodhur në Shqipëri me krimin, krimi i organizuar në vend, krimi i kristalizuar nuk është as me PS as me PD nuk i zgjedhim ne, na zgjedhin ata, kjo ndodh në zona të caktuara.

Më ka ndodhur edhe mua më kanë thënë të pish kafe me filanin nuk kam pranuar, kur kanë dalë votat kam parë gropën e kam pyetur c’është kjo gropë, është ajo kafja shef më kanë thënë. /albeu.com/

Shtuar më 13/10/2017, ora 12:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori