Majko sqaron ngritjen e grushtit tek Varrezat e Dëshmorëve
Deputeti socialist Pandeli Majko reagon pas akuzave të Partisë Demokratike lidhur me ngritjen e grushtit gjatë homazheve të djeshme në Varrezat e Deshmoreve.

Përmes një statusin në Facebook, Majko shprehet se një përshëndetje e tillë nuk i bën njërëzit komunistë ashtu sikurse opoziten nuk e ben te "djathte" diskutimi per tema te tilla.

"Per ata qe cuditen pse kam ngritur "grushtin" ne varrezat e deshmoreve ju them shkurt se ai ishte simboli i bashkimit kombetar kunder pushtuesve te vendit. Ata qe rane e kishin simbol te perpjekjes ne te cilen dhane jeten.
Mirenjohje ne kujtesen time ze sot ambasadori amerikan dhe miku im Frouik qe ne festen e cetes se Gore-Oparit pershendeti me grushtin lart veteranet e LANC-it... Nuk na ben komunist pershendetja miqte e mi ashtu si opoziten nuk e ben te "djathte" diskutimi per tema te tilla." shkruan Majko. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2014, ora 14:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori