Greqia shton masat kufizuese, kufiri me Shqipërinë i mbyllur deri më 12 tetor

Rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus në Greqi ka bërë që qeveria të zgjasë masat kufizuese.

Mediat greke bëjnë me dije se në kuadër të masave shtesë kufizuese, qeveria greke ka vendosur që të mbajë mbyllur për 12 ditë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë me të cilat Greqia kufizohet me rrugë tokësore.

Masa kufizuese do të jetë e vlefshme deri më 12 tetor.

Ndërkohë në Greqi problemet më të mëdha me rritjen e numrit të infektuarve me Covid i kanë rajoni i Atikës dhe kryeqyteti.

Gjithashtu në lidhje me kalimin e kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, vijon të ndiqet rregulli i mëparshëm me 300 qytetarë që lejohen të kalojnë nga Kapshtica brenda 24 orëve dhe 750 nga Kakavija, me test negativ PCR për COVID-19.


Shtuar 1.10.2020 09:19