Majko largon nga detyra 16 oficerë të ushtrisë
Pëlqej
Albeu.com
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pandeli Majko, largoi nga detyra 16 oficerë të ushtrisë. Ndërkohë Majko i kërkoi prokurorisë që të fillojë hetimet për 16 oficerët e ushtrisë të liruar nga detyra.Shkaku zyrtar i largimit të tyre nga detyra është dezertimi dhe mosparaqitja në vendin e punës. Mbi bazë të këtyre dy akuzave duhet të fillojë hetimet edhe prokuroria shqiptare. Lajmi është pohuar edhe nga burimet zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas tyre, ky urdhër i kreut të dikasterit të Mbrojtjes ka hyrë në fuqi menjëherë. Nga ana e saj, prokuroria nuk ka kryer ende asnjë veprim pasi është në pritje të kallëzimit të Ministrisë së Mbrotjes.
Kohët e fundit, strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes kishin raportuar një numër të konsiderueshëm oficerësh të gradave toger dhe nëntoger që nuk paraqiteshin në detyrë. Pa asnjë justifikim ata kishin braktisur detyrën e tyre të ushtarakut dhe nuk ishin kthyer më. qik
Shtuar më 31/05/2005, ora 01:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori