Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli
Majko i bëri thirrje Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve që të publikojë sa më shpejt rezultatet e
zgjedhjeve për bashkinë e Trianës.
Majko deklaroi se ka dokumenta që flasin qartë për këtë fitore duke pasur të gjitha statistikat dhe tabelat përmbledhëse, siç është edhe procesverbali i KZAZ-së numër 49, ku kutia e fundit 1854/1 i jep fitoren Edi Ramës.
Më tej
Majko ka shtuar se ky proces po zgjatet përtej çdo limiti e kohe të përcaktur. Sipas tij njerëzit janë
lodhur dhe
koha nuk
pret.
“
Koha nuk
pret dhe gjithë të majtë dhe të djathtë jemi të
lodhur. Ka ardhur
koha t`i jept fund lojrave tani fjalën e ka ligji. PD-ja duhet të respektojë firmat e komisionerëve të saj. Po flas mbi bazën e dokumentave ligjorë dhe kjo histori të mbyllet” nënvizoi deputeti
Majko. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2011,
ora 14:21