Majko flet për paktin sekret Rama-Basha: Politika është matematikë, jomarrëveshje me mollë e pjeshka
Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka folur sot në Parlament për akuzat politike se mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha ka një marrëveshje të fshehtë.

Majko nuk ka mohuar marrëveshjen, por ka thënë se cili do që të jetë rezultati i saj, kostot dhe vlerat e saj do i fitojë Partia Socialiste.

Ai i ka kërkuar dhe opozitës së re që të mos merret me batuta dhe se vota e tyre do bëj historinë, duke e paralelizuar situatën me ndeshjet e futbollit.

“Unë e mora fjalën për të bërë një koment për këtë marrëveshje me Kanadanë

Ajo që është e rëndësishme janë hapat konsistence nga institucionet shqiptare në të gjitha shtetet ku ka shqiptarë, Itali dhe Greqi janë ne rendin e pare. Është krijuar një koordinator shtetërorë për çështjeje e pensioneve. Nuk janë marrëveshje të lehta, kanë kosto të madhe, por ajo që doja të nënvizoja… kanë një rëndësi sepse krijohen hapësira ligjore për mbrojtjen e emigranteve tanë.

Për sa i takon marrëveshjes, ne fund fare kjo është një histori qe na takon ne, kostot dhe vlerat do ti fitojmë ne. Për ju është e rëndësishme që çfarëdolloj marrëveshje që do të diskutohet, politika është matematikë do vijë në këtë sallë, duhet vota juaj pa votën tuaj nuk ratifikojmë asgjë. Nuk bëhet as me mollë, pjeshkë, ngjala, hamburger me ca të doni. Zëvendësuesit në sport kanë bërë historinë, këtë nuk e kanë bërë as me batuta, as sharje, por akte dhe lojë të ndershme”, tha Majko.
Shtuar më 12/09/2019, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori