Majko braktisi Ramën në Kuvend, Balla zbulon çfarë po ndodh në PS
Pëlqej
Marrëdhëniet mes ministrit të Diasporës Pandeli Majko dhe kryeministrit Edi Rama nuk duken se janë shumë mirë. Kjo pas sherrit të fundit në lidhje me teatrin, çështje e cila ka shkaktuar shumë zhurmë edhe tek shoqëria.

Ditën e djeshme, Majko nuk ishte sërish i pranishëm në Kuvend ku u votua dekreti i Presidentit për sa i përket shembjes së Teatrit Kombëtar.

Pse mungoi MajkoKuvend?

Mbrëmjen e sotme kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla tha se Majko i kishte kërkuar në të vërtetë leje.

Madje për ta bërë më të besueshëm qëndrimin e tij Balla i ofroi gazetares telefonin celular të tij për të parë që Majko kishte kërkuar leje.

"Merreni celularin tim. Zoti Majko më ka kërkuar leje para disa ditësh, në cilësinë e kreut të grupit parlamentar, për të qenë sot si përfaqësues i qeverisë dhe Partisë Socialiste në një ceremoni të rëndësishme në Kosovë në nderim të dy heronjve."--tha Balla. /albeu.com/



Shtuar më 21/09/2018, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori