Mahniti grekët, Alket Rizai rrëfen gjestin e tij prekës për Evangelian me kancer
Alket Rizai emocionoi të gjithë Greqinë me gjestin e tij të mbledhjes së fondeve për Evangelian 8-vjeçare, e cila vuan nga një tumor agresiv dhe i duhej të kurohej në një klinikë të specializuar në Londër.

Asaj i duheshin 380 mijë euro dhe Alket Rizai ka mbledhur një shumë të konsiderueshme prej të burgosurve në burgun e sigurisë së lartë, Domokos, shkruan Albeu.com.

Ai ka folur përmes avokatit të tij duke shpjeguar edhe gjestin prekës.

"Çdokush bën çfarë të dojë me zemrën dhe shpirtin e tij"., - citohet të ketë thënë Rizai për "Espresso", transmeton Albeu.com.

"Ai ka bërë gjëra të frikshme. Ne s'mund të bëjmë komente për këtë gjë, por e vlerësoj vetëm për rastin konkret. Djali im, me të cilin ai foli ishte mjaft o shokuar dhe qau pas bisedës ku mësoi se ishin mbledhur para për të bijën"., - rrëfen gjyshin i Evangelias. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 11:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori