Magjistratura, trajnim profesional për gjyqtarët
"Misioni i shkollës së magjistraturës është trajnimi profesional i gjyqtareve dhe jo prodhimi në mënyrë të përsëritshme i tyre". Keshtu u shpreh sot në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ministri Eduard Halimi,i cili u shpreh se këtë vit dhe vitin e ardhshëm numri i studentëve të kësaj shkolle do të jetë 8 deri 10 studentë.


Ai theksoi se ky është një numër racional e logjik që bazohet edhe në studimet që janë bërë për numrin e gjyqtarëve deri në 2020, prandaj edhe unë e gjej të pranueshëm këtë numër.

"Këshilli i Lartë i Drejtësisë, misioni Euralius, Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Europës, kanë miratuar një studim lidhur me numrin e gjyqtarëve nga viti 2012-2020", tha ministri Halimi.
Shtuar më 20/05/2013, ora 13:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori