Made in Albania, si shitej drogë në vend të frutave në marketin e shqiptarit
Pak ditë më parë policia italiane, godit një grup të trafikut të kokainës që vinte nga Spanja në drejtim të Italisë.

Pjesë e këtij grupi ishin edhe shqiptarë, për të cilët mediat italiane kanë shkruar ditën e sotme mbi rolin që ata kishin në këtë linjë trafiku.

Mësohet se droga nisej nga Spanja dhe përmes Francës, mbërrinte në Itali, ku më pas edhe tregtohej më pakicë.

Grupi në fjalë përdorte marketin e një shqiptari, kë në dukje shiste fruta dhe perime, por në fakt aty bëhej edhe shitje me pakicë e drogës që vinte nga Spanja.

Shqiptari, emri i të cilit deri tani nuk bëhet me dije, bashkë me kushëririn e tij, pasi merrnin drogë në dorëzimin siguronin edhe klientët për shitje.

Shqiptari doli në skenë pasi u përgjua nga policia, ndërsa pas pak kohësh, ata mësuan se ishte pjesë e grupit të trafikut të kokainës.

Ndërsa përgjegjës për gjetjen e drogës në fjalë ishte nga djalë nga San Mauro Pascoli, i cili pasi garantonte sasinë e drogë, ai njoftonte bashkëpunëtorët në Itali, të cilët bënin edhe transportin.

Deri tani, policia italiane ka mundur që të dokumentojë më shumë se 2 mijë episode të transportit të kokainë të këtij grupi, ku qarkullimi llogaritet në mbi 1 milion euro.


Shtuar më 08/05/2018, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori