Maas: Plani i ri nuk legalizon ndarjen e Kosovës
Pëlqej
Albeu.com
Beograd-Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Wolfram Maas tha për mediat vendase, se marrëveshja e re për vendosjen e EULEX-it në Kosovë, do të kontribuojë për stabilitetin e rajonit, teksa ...ka theksuar se kjo marrëveshje nuk nënkupton legalizimin e ndarjes së Kosovës.

Duke folur për gazetën “Blic”, ambasadori gjerman thotë se Këshilli i Sigurimit ka marrë vendim unanim, që sipas tij, “tregon për angazhimin e të dyja palëve. Ai ka vlerësuar se kjo është fitore e “arsyes” dhe ka shtuar se të dyja palët janë pajtuar për vendosjen e EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës.

I pyetur, se sa do të dëmtojë gjithë këtë proces refuzimi i shqiptarëve për të pranuar planin gjashtëpikësh - të arritur në mes të OKB-së dhe Beogradit - Maas ka thënë se, “nuk mund të përjashtojë mundësinë që mund të ketë pasoja”, por ka shtuar se “është më e rëndësishme që pala shqiptare është pajtuar me vendosjen e EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës.
Shtuar më 30/11/2008, ora 22:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori