"Ma paskan vrarë burrin!" Bengasi tregon si e gjeti gruan e Klement Çalës duke qarë pas grabitjes në Rinas
Alkond Bengasi ka treguar detaje nga përgatitja e grabitjes së Rinasit duke drejtuar gishtin nga Klement Çala dhe Admir Murataj për organizimin e saj.

Madje, në dëshminë e dhënë prej tij kuptohet se Çala dhe Murataj lëviznin lirshëm në Tiranë pa u shqetësuar nga askush edhe pse në letra ndiqeshin nga policia greke dhe shqiptare.

Në dëshminë e tij ai rrëfen edhe momentin kur gjeti duke qarë bashkëshorten e Klement Çalës pas lajmit se ishte vrarë një grabitës në Rinas.

Pjesë nga dëshmia e Bengasit
Dua të shpjegoj se kur unë kam shkuar në shtëpi, kam parë nusen time të shqetësuar, e cila më ka treguar se: “Shihe çfarë ka ndodh…” dhe aty kam parë në lajme se ça kishte ndodhur, kur ishte vrarë edhe një grabitës. Menjëherë kam shkuar në banesën e Klementit dhe aty kam gjetur duke qarë nusen e Klementit, e cila quhet Sulltana, së bashku me nusen e Eldit, e cila quhet Ana.

I kam pyetur përse qani dhe përse jeni të shqetësuara dhe ato me kanë thënë se kanë vrarë Klementin në Rinas, sipas të dhënave në media, pasi Klementi ishte rreth 32 vjeç. U mundova t’i qetësoja, por ato vazhdonin të ishin të shqetësuara dhe këmbëngulnin që ishte Klementi, por nuk ishin të sigurta se gjatësia e personit nuk përputhej. Unë kam qëndruar rreth 30 minuta në shtëpinë e Klementit dhe duke qenë se nusja e tij dhe e Eldit po qanin dhe ishin mjaft të shqetësuara, kam shkuar në banesën time dhe kam dalë në ballkon, ku po pija cigare.

Aty kam vënë re se dy gratë dolën nga banesa dhe më thanë që po iknin se më duket është vrarë “Daja”, që nënkuptonte shtetasin Admir Murataj, pasi siç e përmenda edhe më lart, të gjithë Admirin e thërrisnin “Daja”. Po kështu, dua të shpjegoj se disa herë në banesën e Klementit vinte edhe bashkëshortja e Admirit, e cila quhet Albana dhe ajo vinte me dy vajzat. Unë e kam parë Albanën të hynte në banesën e Klementit së bashku me Admir Muratajn.
Shtuar më 27/04/2019, ora 23:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori