"Ma morën në qafë motrën", Nano tregon historinë e pazakontë: U dashurua me një djalë
Ish kryeministri Fatos Nano, i ftuar në “Opinion” është kthyer pas në kohë, në vitet vitet e komunizmit, ku ka treguar dhe një histori të pazakontë të motrës së tij të madhe.

“Morën në qaf motrën time. Ra në dashuri dhe u martua me një djalë që vinte nga një familje të persekutuarish dhe sapo mbaroi shkollën e marrin dhe e çojnë në Laç.

Ajo ishte nga nxënëset më të mira të fizikës bërthamore dhe e çuan në gjimnazin e Laçit ku ka ndejtur 15 vjet të tëra si mësuese fizike.

Të gjitha këto krijonin një arsyetim që këtu diçka nuk shkon.

Këtu nuk njihet merita. Babai mund të mbërrinte deri tek veprimi apo karakteri i mbrapsht i dikujt në udhëheqje, por jo tek vija ideologjike”, tha ai.
Shtuar më 04/02/2021, ora 22:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori